Dreka/ RECETA

Tavë me pulë dhe kos, e shijshme sa më s’ka!

Tavë me pulë dhe kos, e shijshme sa më s'ka!

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (No Ratings Yet)
Loading...
Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Ingredientët

  • 800 gram kofsha pule
  • 10-15 thelpinj hudhra
  • 1 lugë gjelle miell
  • 1 gotë lëng pule
  • 80 ml. verë e bardhë
  • 400 ml salcë kosi
  • pak spec të kuq pluhur
  • 1 tufë majdanoz grirë imët
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • kripë, piper i zi

Udhëzimet

1

Lani mirë mishin, e fshini dhe e marinoni me kripë e piper. I shtoni pak miell.

2

Në një tigan me vaj skuqni mirë kofshët e pulës.

3

Sapo të shikoni që janë skuqur mirë i hiqni nga zjarri.

4

Merrni një tigan të pastër me pak vaj dhe skuqni hudhrat mirë e mirë me vaj ulliri.

5

Vendosni sërish kofshat e pulës dhe i shuani me një gotë verë.

6

Sapo vera të adhurojë shtoni lëngun e pulës, kosin dhe e përzieni mirë.

7

Shtoni kripë, piper, specin e kuq dhe majdanozin.

8

I lini në zjarr edhe pak minuta në mënyrë që salca të trashet pak dhe menjëherë pas kësaj i shërbeni të ngrohta. Ju bëftë mirë!

You Might Also Like

No Comments

Leave a Reply