Tavë me perime të mbushura, zgjedhja e duhur për ju dhe familjen tuaj!
Perimet janë zgjedhje e mençur kurdoherë që ju shkon mendja për të gatuar. Prandaj Neps.al ju sugjeron sot të përgatisni një tavë me perime për veten dhe familjen tuaj pasi do të ngeleni shumë të kënaqur.
Përgatitja e kësaj recete është shumë e thjeshtë, nuk ju lodh dhe ju merr fare pak minuta kohë.
Dhe nëse enët e kuzhinës janë ato të duhura, gatimi do të jetë absolutisht një kënaqësi më vete, për të gjitha amvisat e Nepsit.
Tavë me perime të mbushura:
Përbërësit:
2 speca të kuq
2 domate
2 kungulleshka
2-3 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë, piper
Bukë të thekur në kubik të vegjël
Udhëzime mbi përgatitjen:
Lani mirë perimet. Domatet, kunguj dhe specat i prisni dhe u hiqni me ndihmën e një luge, tulin e brendshëm.
Parangrohni furrën në 200 gradë Celsius.
Merrni tavën për gatim.
Pasi keni vendosur perimet tek tava, i mbushni me tulin e tyre dhe me bukën e thekur. Shtoni sipër vaj ulliri, kripë, piper.
I fusni në furrë të piqen për 20 minuta. Ju bëftë mirë!
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment