Sugjerojmë:

Tavë me perime dhe qumësht

Tavë me perime dhe qumësht

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Merri të gjitha perimet që ke në frigorifer, hidhi një sy recetës dhe të siguroj se diçka e shijshme do të dalë në dritë....

Ingredientët

  • 4 kokrra patate
  • 2 kokrra qepë
  • 1 karotë
  • 125 gram proshutë pule
  • 1 gotë qumësht
  • 2 vezë
  • 150 gram djathë çedar të grirë imët
  • Pak arrë muskat
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Në një tigan me vaj ulliri skuqni qepën dhe më pas patatet e prera në formë rrumbullake. Nga fundi shtoni karotën dhe e lini për 5 minuta.

2

Merrni një tavë dhe shtroni në të masën që sapo përgatitët. Shtoni proshutën e ndarë në copa të vogla (nëse dëshironi mund ta skuqni më parë ose jo).

3

Në një enë rrihni qumështin me vezët, shtoni kripë, piper dhe arrë moskat.

4

Salcën e shtoni sipër perimeve. Në fund shtoni djathin. Tani e fusni tavën në furrë për 25 minuta në temperature 200 gradë celsius.

5

Kësaj tave mund t’i shtoni edhe perime të tjera sipas dëshirës dhe nevojës. Ju bëftë mirë!

Lini një koment