Sugjerojmë:

Tavë me patate dhe salsiçe

Tavë me patate dhe salsiçe

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Kur fëmijët ju thonë: "Na gatuaj diçka të mirë", kjo është receta që ju duhet amvisa!

Ingredientët

  • 5 kokrra patate
  • 3-4 salsiçe të tymosur ose pikant (sipas dëshirës)
  • 200 gram djathë guda të grirë imët
  • 2 thelpi hudhra
  • 3-4 lugë gjelle vaj ulliri.
  • 2 domate të grira imët

Udhëzimet

1

Si fillim zieni patatet me gjithë lëkurë në një tenxhere me ujë.

2

Më pas i hiqni, i kulloni dhe i lini të ftohen në një tas me ujë të ftohtë.

3

I qeroni patatet dhe i prisni në feta rrumbullake.

4

Merrni një tavë (mundësisht qelqi) dhe e spërkasni me pak vaj ulliri.

5

Vendosni një shtresë me patate, më pas shtoni një pjesë të salsiçeve që duhet t’i keni prerë në pjesë më të vogla.

6

Vendosni një shtresë tjetër patatesh dhe salsiçet e mbetura.

7

Domatet e grira imët i bashkoni me hudhrat dhe i përzieni mirë.

8

Tani i shtoni domatet dhe përhapeni në të gjithë sipërfaqen e tavës.

9

Në fund shtoni djathin guda dhe e fusni tavën në furrë për 30 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment