Sugjerojmë:

Tavë me patate dhe qumësht, shije për t’u patur zili!

Tavë me patate dhe qumësht, shije për t'u patur zili!

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 1 orë

S'keni ide se çfarë të gatuani? Më besoni, kjo tavë ju nxjerr nga situata kurdoherë

Ingredientët

  • 4 kokrra patate
  • 1 pako gjalpë
  • 2 gota qumësht
  • 120 gram djathë kaçkavall
  • 2 degë rozmarinë
  • kripë

Udhëzimet

1

Merrni një tavë dhe e lyeni me pak gjalpë. Qëroni patatet, i prisni në feta të holla rrumbullake dhe i shtroni me kujdes.

2

Sipër i shtoni pak kripë dhe qumështin.

3

Shtoni rozmarinën e copëtuar dhe djathin kaçkavall në kubik të vegjël.

4

Në fund shtoni pak gjalpë në sipërfaqen e gjithë tavës.

5

E fusni në furrë për 1 orë, në temperaturë 120 gradë.

6

Pasi të jetë gati e nxirrni nga furra dhe shijojeni!

Lini një koment