Tavë me mish viçi dhe bamje

Tavë me mish viçi dhe bamje

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Ingredientët

  • 1 kg bamje
  • 600 gram mish viçi
  • 2 qepë të thata
  • 1 thelpi hudhër
  • 1-2 speca jeshil
  • 4 domate
  • 2 lugë gjelle majdanoz i grirë hollë
  • pak vaj ulliri
  • kripë dhe piper të zi

Udhëzimet

1

Lajmë bamjet dhe i kullojmë mirë. I pastrojmë bishtat dhe i vendosim në një tepsi.

2

I përziejmë mirë me 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe i vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë celsius për 20-25 minuta.

3

Ndërkohë në një tenxhere ngrohim 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe skuqim mishin nga të dy anët.

4

Sa të skuqet pak, shtojmë qepën dhe hudhren e grirë imët. I kaurdisim se bashku deri sa qepa të skuqet plotësisht.

5

Shtojmë specin dhe e lëmë sa të ulë volumin. Shtojmë domatet e pastruara nga lëkura dhe të prera në kubik.

6

I lëmë të ziejnë për 20 minuta deri sa mishi të mund të shpohet me pirun. Më pas nëse dëshironi t'i gatuani bamjet në tenxhere mund të shtoni bamjet dhe 1 filxhan ujë dhe i lëmë të ziejnë në zjarr.

7

Ata që duan ta përfundojnë në furrë shtojmë mishin me domatet në tepsinë e bamjeve dhe pasi ta mbulojmë me letër alumini i vendosim në furrë për 20 minuta të tjera.

8

Shohim, nëse ka pak lëng mund të shtojmë edhe 1 filxhan kafe ujë. Servireni të ngrohtë nëpër pjata!

Shënime

Receta marrë nga shqiptarja.com

Lini një koment