Sugjerojmë:

Tavë me mish të grirë dhe patate

Tavë me mish të grirë dhe patate

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Ingredientët

  • 500 gram mish viçi të grirë
  • 1 kg patate
  • 1 vezë
  • 250 ml qumësht
  • 100 gram gjalpë
  • 1 qepë
  • 50 gram djathë çedar
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Qeroni dhe zieni patatet në ujë me kripë. Në fund hiqni ujin dhe shtoni gjalpin. Skuqni gjalpin me patatet për disa minuta.

2

Shtoni qumështin dhe e trazoni mirë derisa të krijoni një pure.

3

Ndërkohë në një tigan skquni qepën e grirë imët me pak gjalpë. Shtoni mishin dhe e lini rreth 10 minuta derisa të zbutet. E trazoni vazhdimisht dhe e rregulloni me kripë e piper.

4

Kalojeni masën në një tas të madh. Pasi mishi të jetë ftohur pak, shtoni vezën dhe trazojeni mirë.

5

Tani merrni një tavë dhe vendosni një shtresë nga mishi. Në fund vendosni shtresën me purenë e patateve.

6

Sipër i grini pak djathë dhe futeni në furrë për 15 minuta në temperaturë 180 gradë celsius.

Lini një koment