Sugjerojmë:

Tavë me makarona, kimë dhe salcë beshamel

Tavë me makarona, kimë dhe salcë beshamel

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 35 minuta

Tavë me makarona, e shpejtë dhe një ide e mirë për këtë të premte...

Ingredientët

  • 300 gram mish të grirë
  • 2 karota
  • 4 kokrra qepë mesatare
  • 2 lugë gjelle salcë domatesh (mundësisht të bërë vetë)
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 2 lugë gjelle miell
  • 1 gotë qumësht
  • kripë, piper të zi e të kuq
  • pak arrë moskat
  • 1 pako makarona (sipas dëshirës forma)

Udhëzimet

1

Në një tigan me vaj ulliri skuqni qepën e grirë imët.

2

Shtoni salcën e domateve, kripë, piper të zi e të kuq.

3

Ndërkohë në një tigan tjetër përgatisni salcën beshamel.

4

Skuqni gjalpin, miellin, i përzieni mirë dhe më pas shtoni qumështin. I trazoni mirë dhe shpejt që të mos krijohen kokrriza.

5

Shtoni piperin, arrë moskat dhe në fund 1 të verdhë veze. E hiqni nga zjarri.

6

Pasi keni zierë makaronat me metodën e zakonshme i përzieni me kimën që përgatitët më parë.

7

Merrni një tavë dhe i shtroni makaronat me kimën. Në fund i shtoni sipër salcën beshamel. E fusni në furrë për 25 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment