Sugjerojmë:

Tavë me lulelakër dhe salcë djathi

Ingredientët

  • 450 gr lulelakër, e copëtuar
  • 3 lugë gjalpë
  • 4 lugë miell
  • 350 ml qumësht
  • 1 gjethe dafine
  • Arrëmyshk
  • 1 lugë mustardë
  • 150 gr djathë kaçkavall i grirë
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Ndizeni furrën në 180 gradë.

2

Lyeni me gjalpë një tavë pjekjeje dhe lëreni mënjanë.

3

Në një tenxhere me ujë dhe kripë, zieni lulelakrën e copëtuar për rreth 10 minuta derisa të zbutet. Kullojeni lulelakrën.

4

Shkrijeni gjalpin në një tenxhere mbi zjarr mesatar, shtoni miellin dhe përziejini bashkë derisa të marrin ngjyrë të artë.

5

Shtoni gjysmën e qumështit, përziejini derisa të bëhet e njëtrajtshme salca, pastaj shtoni edhe gjysmën tjetër të qumështit, gjethen e dafinës, kripë, piper dhe arrëmyshk duke i provuar.

6

Uleni pak nxehtësinë, vërini tenxheres kapak dhe ziejeni salcën në zjarr të avashtë për 5 minuta, duke e përzier vazhdimisht.

7

Hiqni gjethen e dafinës, shtoni mustardën dhe gjysmën e djathit të grirë dhe përziejini derisa të shkrihet.

8

Në tavën e bërë me gjalpë rregulloni lulelakrën e kulluar.

9

Hidhini sipër salcën e djathit të përgatitur dhe spërkatni sipër edhe djathin e mbetur.

10

Piqeni në furrë për rreth 20 minuta derisa të marrë ngjyrë të artë në kafe në sipërfaqe.

Lini një koment