Sugjerojmë:

Tavë me brokoli dhe lulelakër

Tavë me brokoli dhe lulelakër

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Këtë recetë e bën kushdo dhe do e shijojë e gjitha familja juaj!

Ingredientët

  • 1 lulelakër
  • 1 brokoli
  • 150 gram djathë emental (me feta të holla)
  • 3 lugë gjelle parmigiano i grirë imët
  • Për beshamelin: 60 gram gjalpë
  • 60 gram miell
  • 60 ml qumësht
  • Arrëmoskat
  • Kripë dhe piper i zi

Udhëzimet

1

Vendosim lulelakrën në avull për 15 minuta ose në zierje për 5-6 minuta të ndara në lule të mëdha.

2

Brokolin e lëmë 3 minuta më pak.

3

Në një tenxhere shtojmë gjalpin, miellin. Shtojmë gradualisht qumështin e ngrohtë duke e trazuar vazhdimisht derisa të na formohet salca beshamel jo shumë e trashë. Shtojmë kripë, piper dhe arrëmoskat.

4

Në një tepsi fillimisht spërkasim 2-3 lugë beshamel. Vendosim lulelakrën dhe brokolin të alternuar.

5

E spërkasim me pak kripë. E mbulojmë me feta djathi emental e më pas me beshamel.

6

E spërkatim me parmigiano dhe e vendosim në furrë në temperaturë 200 gradë për 15 minuta. Ju bëftë mirë!

Lini një koment