Sugjerojmë:

Tavë me brokoli dhe djathë

Tavë me brokoli dhe gjalpë

Ingredientët

  • 500 gram brokoli
  • 5 vezë
  • 300 gram pana
  • 200 gram djathë të bardhë
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 5 lugë gjelle bukë të grirë
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Në fillim do të zieni brokolin në një tenxhere me ujë dhe kripë.

2

Në një enë kombinoni vezët, panën dhe djathin e thërrmuar. Trazojini mirë. Shtoni kripë dhe piper.

3

Tani do të merrni copat e brokolit, të cilat nuk duhet të jenë shumë të vogla, kalojini tek buka e grirë, më pas tek masa me vezë dhe i vendosni në tavë.

4

Kështu veproni me të gjithë brokolin. Në fund i shtoni sipër gjalpin dhe pak djathë të grirë.

5

Futeni në furrë për 25 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment