Sugjerojmë:

Tavë me bamje dhe mish. Receta nga Zonja Vjollca

Tavë me bamje dhe mish. Receta nga Zonja Vjollca

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 35 minuta

Receta e dashur për ju e bamjeve me mish, vjen nga kuzhinierja e njohur përmes studiove televizive: Zonja Vjollca. Hidhi një sy dhe pse jo, përgatite edhe ti sipas mënyrës së saj...

Ingredientët

  • 400 gram domate
  • 800 gram bamje
  • 600 gram mish viçi
  • 4 kokrra qepë
  • 1 thelpi hudhër
  • 150 gram speca jeshilë
  • Vaj ulliri
  • Kripë dhe piper i zi

Udhëzimet

1

Fillimisht lajmë bamjet dhe i kullojmë mirë. I pastrojmë bishtat dhe i vendosim në një tepsi.

2

I përziejmë mirë me 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe i vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë celsius për 20-25 minuta.

3

Ndërkohë në një tenxhere ngrohim 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe skuqim mishin nga të dy anët. Sa të skuqet pak, shtojmë qepën dhe hudhren e grirë imet.

4

I kaurdisim se bashku deri sa qepa të skuqet plotësisht. Shtojmë specin dhe e lëmë sa të ulë volumin.

5

Shtojmë domatet e pastruara nga lëkura dhe të prera në kubike. I lëmë të ziejnë për 20 minuta deri sa mishi të mund të shpohet me pirun.

6

Më pas nëse dëshironi ti gatuani bamjet në tenxhere mund të shtoni bamjet dhe 1 filxhan ujë dhe i lëmë të ziejnë në zjarr.

7

Ata që duan ta përfundojnë në furrë shtojmë mishin me domatet në tepsinë e bamjeve dhe pasi ta mbulojmë me letër alumini i vendosim në furrë për 20 minuta të tjera. Shohim nëse ka pak lëng, mund të shtojmë edhe 1 filxhan kafe ujë.

Shënime

Foto dhe receta marrë nga shqiptarja.com

Lini një koment