Tavë e shijshme me sardele dhe patate në furrë

Tavë e shijshme me sardele dhe patate në furrë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 35 minuta

Mos u stepni të blini sardele në treg sepse kjo recetë do t'i kthejë ato në të preferuarat tuaja. Provojeni dhe do ta besoni!

Ingredientët

  • 1 kg sardele
  • 3-4 patate
  • 1 kokërr qepë
  • 1 spec gogozhare
  • 1-2 thelpinj hudhër
  • 2-3 domate pure
  • 1-2 domate në feta
  • 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
  • ½ filxhan verë
  • 1 tufë nenexhik
  • Kripë, piper
  • rigon

Udhëzimet

1

Kaurdisim fillimisht qepën dhe hudhrën për 2-3 minuta. Më pas shtojmë specat dhe sapo të fillojnë të zbuten pak shtojmë kripën dhe domaten pure.

2

Vazhdojmë kaurdisjen derisa salca të lidhet. Në fund shtojmë piper dhe rigon apo nenexhik sipas dëshirës.

3

Në një tavë hedhim pak vaj dhe vendosim patatet të prera në feta rrumbullake.

4

Mbi shtresën me patatet hedhim gjysmën e sasisë së salcës së përgatitur dhe e vendosim tavën në furrë për 20 minuta.

5

Pas këtij minutazhi nxjerrim tavën nga furra dhe vendosim sardelet me rradhë në të gjithë sipërfaqen e tavës.

6

Mbi sardele hedhim salcën e mbetur dhe lartë mbi salcë vendosim domatet të prera në feta rrumbullake.

7

E spërkasim në fund me pak vaj ulliri, kripë, piper dhe rigon dhe e rivendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë për 40 minuta.

Shënime

Receta realizuar nga Zonja Katerina. Marrë nga balkanweb.com

Lini një koment