Sugjerojmë:

Tavë e shijshme me perime dhe karkaleca

Tavë e shijshme me perime dhe karkaleca

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 35 minuta

Ingredientët

  • 500 gram karkaleca
  • 2 kungulleshka
  • 6-8 shkopinj asparag
  • Pak kripë, piper
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 120 gram domate qershi
  • Për salcën marinuese:
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • 3 lugë gjelle lëng lime
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë, piper i zi
  • 2 lugë gjelle hudhër pluhur
  • 1 lugë kafe spec i kuq pluhur
  • 1 lugë gjelle qepë pluhur

Udhëzimet

1

Lani mirë karkalecat, i qëroni dhe i thani.

2

Në një enë bashkoni të gjithë përbërësit për salcën dhe fusni brenda karkalecat. I marinoni mirë e mirë me dorë.

3

Merrni një tavë dhe vendosni në të karkalecat.

4

Shpërndani në sipërfaqen e tavës asparagët, kungulleshkat e prera në forma rrumbullake dhe domatet qershizë.

5

Shtoni sipër perimeve pak kripë, piper dhe vaj ulliri.

6

E fusni tavën në furrë për 15 minuta në temperaturë 200 gradë.

Lini një koment