Në një tigan të madh skuqim qepën dhe hudhrën me vaj ulliri derisa të zbuten. Shtojmë copat e mishit të viçit dhe i skuqim derisa të marrin një ngjyrë të artë. Më pas, shtojmë domatet e grira, specin e kuq dhe erëzat. Lëmë të ziejë për rreth 30 minuta në zjarr të ulët, derisa mishi të zbutet.
Pasi mishi është gatuar, e hedhim në një tavë të madhe balte, shtojmë djathin e bardhë të thërrmuar mbi të dhe e fusim në furrë të parangrohur në 180°C. E lëmë të piqet për rreth 30-40 minuta derisa djathi të marrë një ngjyrë të artë dhe të shkrijë plotësisht.
Shoqërohet me: Bukë të freskët dhe sallatë të gjelbër. Konsumohet si drekë ose darkë tradicionale.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento