1.Tasqebapi zakonisht, përgatitet me mish viçi ose dele.
2.Mishi tul pritet në shirita të hollë ose në copa katrore.
3.Skuqet në yndyrë së bashku me qepët e prera fije-fije, derisa krijohet një shtresë e kuqe.
4.Shtohet mielli, skuqet edhe pak, shuhet me verë, hidhet salcë domatesh, gjethe dafine, disa thelpinj hudhër, kripë dhe ujë sa të mbulohet mishi.
5.Lihet të ziejë në zjarr të ngadaltë, deri sa të jetë gati. Tasqebapi shoqërohet me salcë.
6.Në fund, kur serviret lyhet me pak lëng dhe në mes të tij hidhet një kupë pilaf i zier.
Lini një koment