Sugjerojmë:

Tartë me brokoli dhe patate

Tartë me brokoli dhe patate

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Nëse ende se keni menduar çfarë të përgatisni për drekë, ja tek e keni një ide!

Ingredientët

  • Baza e tartës:
  • 200 gram brokoli
  • 200 gram patate
  • 120 gram djathë i verdhë
  • Kripë dhe piper i zi
  • Vaj për lyerjen e tavës
  • Mbushja:
  • 100 gram brokoli
  • 6 kokrra vezë
  • 60 gr djathë i verdhë
  • 1 qepë e vogël e thatë
  • 1 domate
  • 2 lugë gjelle krem pana
  • Kripë, piper i zi
  • Rigon

Udhëzimet

1

Hapi i parë për formimin e brumit të bazës: Lajmë brokolin dhe 200 gram të saj i grijmë në rende.

2

Po ashtu qërojmë patatet dhe i grijmë në rende nga ana më e trashë e rendes dhe i bashkojmë në një tas të vetëm: Brokolin dhe pataten e grirë.

3

Shtojmë në tas dhe 120 gr djathë të verdhë që shkrin, kripë, piper të zi dhe të gjithë këto përbërës i përziejmë mirë.

4

Lyejmë një tepsi me pak vaj dhe shtojmë në tepsi përbërësit që bashkuam.

5

Nivelojmë bazën me fundin e një gotë, duke ngritur pak muret anësore të bazës së tartës me qëllim që të mbahet mbushja.

6

Vendosim tavën në furrë për të pjekur bazën në temperaturë 180 gradë Celsius, për 20-25 minuta.

7

Në një tas rrahim 6 vezë të plota.

8

Shtojmë tek vezët 100 gram brokoli në lule boçe të vogla, 60 gr djathë të verdhë pice, 1 qepë në kubikë, domaten të prerë në kubikë, ku i kemi hedhur farat dhe lëngun, 2 lugë gjelle krem panna, kripë dhe piper i zi dhe i përziejmë mirë së bashku.

9

Nxjerrim tavën nga furra dhe shtojmë mbushjen e tartës.

10

Vendosim përsëri tavën në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius, për 20-25 minuta. E lëmë tavën të ftohet 15 minuta, pastaj e shërbejmë. Ju bëftë mirë!

Shënime

Receta marrë nga shqiptarja.com

Lini një koment