1.Përgatitja në rastin kur e përgatisim vetë brumin briseé:
2.Në një tas, përziejmë me dorë për 1 minutë miellin, kripën dhe gjalpin të prerë në kubikë, derisa të bëhen si thërrime.
3.Shtojmë më pas vezën dhe qumështin.
4.Pastaj e punojmë brumin në tavolinë derisa të bëhet homogjen dhe nëse është nevoja, shtojmë edhe 1 lugë tjetër qumësht.
5.E mbështjellim me qese kuzhine dhe e lëmë të pushojë për një orë në frigorifer.
6.Pas kësaj , e punojmë brumin pak me dorë që të zbutet dhe më pas e hapim petën me pak miell dhe e sistemojmë me dorë në tavë, me letër furre ose të lyer me gjalpë e miell.
7.E lëmë dhe një orë tjetër të pushojë në frigorifer ose 30 minuta në ngrirje. Mos e anashkaloni këtë proces, sepse gjatë pjekjes brumi do ta humbasë formën.
8.Më pas fillojmë përgatisim mbushjen e petës.
9.Ndezim paraprakisht furrën në temperature 160° C.
10.Vëmë petën briseé në tavën me letër furre, e shpojmë bazën me pirun dhe e lëmë mënjanë.
11.Qepët e qëruara i ndajmë në dy ose katër pjesë në bazë të trashësisë së tyre dhe i shpërndajmë në tavë bashkë me djathin.
12.Vezët i rrahim me pirun në një tas bashkë me panën, kripë, piper dhe më pas e hedhim në tavë mbi qepët e djathin.
13.Shpërndajmë majdanozin sipër dhe e vëmë tavën të piqet për 30 minuta afërsisht ose derisa të shohim që kremi me pana të jetë mpiksur dhe brumi të ketë marrë ngjyrë lartë dhe poshtë.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment