Sugjerojmë:

Tartë e kripur me patate

Tartë e kripur me patate

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 700 gram patate
  • 3 kokrra vezë
  • 100 gram djath të bardhë
  • 1 kokërr qepë
  • 150 gram proshutë
  • 2 speca me ngjyrë
  • 4 lugë gjelle miell
  • 80 gram djath kaçkavall i butë
  • kripë, piper i zi
  • rigon

Udhëzimet

1

Qëroni qepën, patatet dhe i grini imët në një rende.

2

Në një enë bashkoni qepën, pataten, kripë, piperin, rigonin vezën, miellin dhe proshutën,

3

I përzieni mirë përbërësit dhe masën e shtroni në një tavë ( ku keni vendosur më parë një letër pjekjeje).

4

Sipër tartës vendosni specat e prera në copa të vogla dhe djathin e grirë.

5

E fusni tartën në furrë për 30-35 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment