Sugjerojmë:

Tartë e kripur me patate dhe mocarela

Ingredientët

  • 1 petë sfoliat e gatshme
  • 4 patate te ziera
  • 150 gr mocarela
  • 2 vezë
  • 100 ml qumësht
  • 2 luge gjelle djathë parmixhano i grirë
  • Kripë

Udhëzimet

1

Petën sfoliate vendoseni në tavën e lyer më parë me gjalpë e miell.

2

E shponi me pirun dhe lereni mënjanë.

3

Prisni në feta patatet e ziera dhe macarelën që e keni shtryshur mirë nga uji.

4

I vendosni mbi bazën e tartës duke e mbuluar terësisht, në fillim patatet dhe mbi to fetat e mocarelës.

5

Në një tas rrihni me pirun vezët e kripën.

6

Shtoni qumështin dhe i perzjeni derisa të jenë bërë homogjene me njëra-tjetrën.

7

Hidhni këtë përzierje mbi patatet dhe mocarelën.

8

Sperkatini me djathin e grirë dhe futeni në furrë për 30-35 minuta në 180°C.

Lini një koment