Sugjerojmë:

Tarta të ëmbla, gatuar plot me dashuri për ditën e të dashuruarve!

Tarta të ëmbla, gatuar plot me dashuri për ditën e të dashuruarve!

Persona: 12
Koha e përgatitjes: 25 minuta Koha e gatimit: 18 minuta

Nëse do ta kaloni në shtëpi këtë festë, përse mos të shijoni disa tarta fantastike nga duart tuaja?

Ingredientët

  • 250 gram miell
  • 125 gram gjalpë
  • 1 vezë
  • 1 zarf me vanilje
  • 100 gram reçel (shija sipas dëshirës)

Udhëzimet

1

Në një tas bashkoni miellin, gjalpin dhe kripën.

2

I përzieni mirë në një mikser.

3

Më pas shtoni vezën, vaniljen dhe 1 lugë gjellë ujë.

4

E trazoni sërish në mikser për 2 minuta.

5

Më pas e hiqni, e rrumbullakosni me dorë, e mbështillni me një qese kuzhine dhe e fusni në frigorifer për të paktën 30 minuta.

6

Ndërkohë parangrohni furrën në 200 gradë.

7

Tavolinën e punës e lyeni me pak miell.

8

Hapeni petën sa më të madhe, me ndihmën e fundit të gotës filloni e prisni format në rrumbullake.

9

Anët e tartave të vogla i ngrini pak me dorë.

10

Brenda i mbushni me një lugë çaji nga reçeli që dëshironi.

11

I radhisni të gjitha në një tavë ku keni vendosur më parë një letër kuzhine.

12

I fusni në furrë tartat për 15 minuta. Shijojini!

Lini një koment