Sugjerojmë:

Tagliatelle me proshutë dhe kunguj

Ingredientët

  • 1 lugë vaj ulliri
  • 150 gr pançetë ose proshutë e tymosur
  • 4 kunguj jeshilë
  • 1 karafil hudhër, e grimcuar
  • Erëza të freskëta
  • 200 gr créme fraîche me pak yndyrë
  • 300 gr tagliatelle

Udhëzimet

1

Nxehni vajin e ullirit në një tigan të madh dhe shtoni pançetë ose proshutë të gatuhet për rreth 5 minuta.

2

Ngrini nxehtësinë dhe shtoni kungujt në tigan.

3

Gatuajini për 5 minuta pastaj shtoni hudhër dhe gatuajino për një minutë më shumë.

4

Hidhni kripë e erëza dhe lërini mënjanë.

5

Gatuani tagliatellet sipas udhëzimeve të paketës dhe rezervoni një filxhan me ujë gatim.

6

Kulloni tagliatellet dhe shtoni proshutën dhe kungujt.

7

Kur ti vendosni në ngrohje shtoni creme frache dhe parmixhano duke shtuar edhe pak nga uji i rezervuar i makaronave.

8

Sherbejini me djathë parmixhano.

Lini një koment