Sugjerojmë:

Tagliatelle me shparguj receta që përmirëson humorin tuaj!

1 gjoks pule
6-7 degë shparguj (konservë ose jo)
2 filxhanë me domate qershi të ndara përgjysmë
3 thelpi hudhra
3 lugë gjelle vaj ulliri
1/4 filxhan çaji me pesto borziloku
1 pako pasta tagliatelle (ose të tjera sipas dëshirës)
Kripë, piper

1.Zieni pastat si zakonisht në një tenxhere me ujë e kripë.

2.Derdheni më pas ujin e tyre, por mos harroni të ruani 1 gotë.

3.Ndani mishin e pulës në copa të vogla dhe i skuqni në një tigan me vaj ulliri. I rregulloni me kripë e piper.

4.I hiqni dhe i lini mënjanë. Në po të njëjtin tigan shtoni pak vaj ulliri sërish dhe vendosni për të skuqur domatet qershi me asparagun e larë mirë.

5.Shtoni hudhrat dhe i përzieni vazhdimisht, derisa asparagu të bëhet pak krokant.

6.Shtoni ujin e makaronave, mishin e pulës, peston dhe i lini të marrin një valë.

7.Sapo masa të fillojë të pluskojë, shtoni tagliatellet, i përzieni të gjitha bashkë dhe i shërbeni menjëherë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment