Sugjerojmë:

Tacos të shijshme mbushur me mish viçi

Tacos të shijshme mbushur me mish viçi

Persona: 8
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 700 gram mish të grirë viçi
  • 2 lugë çaji spec i kuq pluhur
  • 2 lugë gjelle fara kumini
  • ½ lugë çaji rigon
  • ½ lugë çaji hudhër pluhur
  • ½ lugë çaji kripë
  • ½ lugë çaji piper
  • 2 lugë gjelle salcë domateje
  • ½ gotë me ujë
  • Për mbushjen
  • 8 pite të gatshme për tacos
  • Lakër e prerë imët
  • Djathë çedar
  • Domatë të prera kubik
  • Qepë të kuqe të prera imët

Udhëzimet

1

Në një tigan me vaj ulliri skuqni mishin e grirë për 7 minuta.

2

Shtoni specin pluhur, rigonin, farat e kuminit, hudhrën, kripën, piperin, salcën dhe ujin.

3

I përzieni mirë dhe i lini në zjarr për 7 minuta.

4

Shërbejeni mishin e ngrohtë tek tacos duke i shtuar sipër lakrën, domatet, djathin dhe qepën e grirë imët.

5

Shijojini në çast!

Lini një koment