Si t’i jepni zgjidhje atyre qeskave poshtë syve që të mundojnë? Po syve të ënjtur çdo mëngjes? A e besoni se zgjidhja qendron pas një paste të thjeshtë me ujë e kripë?
Çfarë ju duhet është:
- ½ gotë ujë
- 1 lugë gjelle kripë e bardhë ( e zakonshme)
- Pambuk
- 1 lugë e vogël (kafeje)

Udhëzime:
- Në një gotë me ujë të ngrohtë shtoni kripën dhe prisni derisa të tretet.
- Lagni pambukun dhe lëngun aplikojeni poshtë syve herë pas herë.
- Në fund vendosni poshtë syve, lugën që e keni futur më parë në ngrirje dhe e mbani për sekonda.
Do të shikoni që nga kjo metodë e thjeshtë do të keni rezultate mjaft të mira brenda një kohe të shkurtër./neps.al
Lini një koment