Sugjerojmë:

Supë vjeshtore me gështenja, qiqra dhe domate

Koha e përgatitjes: 15 min Koha e gatimit: 40 min

Ingredientët

  • 250 gr qiqra
  • 200 gr gështenja
  • 100 gr domate
  • 4 feta bukë
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 tufë majdanoz
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Grini hudhrën dhe majdanozin dhe i hidhni në vaj të ngrohtë në temperaturë të ulët.

2

Shtoni gështenjat dhe i lini të skuqen për pak minuta.

3

Më pas hidhni tulin e domates , qiqrat, pak kripë e piper.

4

Pas pesë minutash, shtoni rreth 2 kile ujë për të zierë qiqrat.

5

Pasi ka përfunduar zierja hiqni supën dhe e vendosni në frigorifer të mbuluar.

6

Në momentin e fundit ngroheni supën në temperaturë të ulët.

7

E shoqëroni me bukë të thekur dhe nëse ju pëlqen edhe me djathë grana.

Lini një koment