Sugjerojmë:

Supë pule me patate

Supë pule me patate

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 4 kokrra patate
  • 1 gjoks pule
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 3 kokrra qepë
  • 50 ml vaj ulliri
  • 3 thelpi hudhër
  • 1 litër ujë
  • pak arrë moskat
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 gotë qumësht
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Në një tigan me pak gjalpë skuqni fileton e pulës nga të dyja anët. I shtoni kripë edhe piper për shije.

2

Ndërkohë në një tenxhere me vaj ulliri skuqni qepën e grirë imët dhe hudhrat.

3

Më pas shtoni patatet e prerë kubik, lëngun e pulës dhe e lini të ziejë për 20 minuta.

4

Nga fundi kur patatet të jenë zbutur tërësisht i shtoni qumështin, arrën moskat, kripën dhe majdanozin e prerë imët.

5

I përzieni mirë dhe për ta bërë supën kremoze i kaloni sipër për disa sekonda një mikser dore.

6

Ndizeni përsëri zjarrin dhe i shtoni sipër mishin e pulës, copëtuar në copa të vogla.

7

Shërbejeni supën e ngrohtë dhe i shtoni sipër pak vaj ulliri. Ju bëftë mirë!

Lini një koment