Sugjerojmë:

Supë pule me oriz dhe limon

Luftojini virozat e stines duke ngrënë mirë dhe veçanërisht duke konsumuar supëra të ndryshme çdo ditë!

Përbërësit: 

  • 1 gjoks pule
  • 1/3 filxhan me oriz
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 karota të qëruara e të prera në copa të vogla
  • 2 degë selino
  • 1 spec të kuq
  • 2 thelpi hudhra
  • 1 degë trumzë
  • 5 filxhan me lëng pule
  • Lëngu dhe lëkura e 1 limoni
  • 1 dorë borzilok i freskët
  • Kripë, piper i zi për shije

Udhëzime: 

  • Në një tenxhere me pak vaj, skuqni gjoksin e pulës për 2-3 minuta nga secila anë.
  • Shtoni qepën, karotën, specin e prerë në copa të vogla, selinonë dhe i lini të gatuhen për 5 minuta.
  • Më pas shtoni hudhrën, trumzën dhe i lini në zjarr për 1 minutë.
  • Shtoni lëngun e pulës, gjethen e dafinës dhe orizin.
  • Tani e lini supën të ziejë për 20-25 minuta.
  • Largoni gjoksin e pulës me ndihmën e një piruni dhe copëtojeni imët në tavolinën e punës.
  • Shtojeni sërish në tenxhere dhe i shtrydhni sipën lëngun e limonit. Shtoni gjithashtu edhe lëkurën e limonit dhe borzilokun.
  • Pasi supa ka përfunduar minutat e zierjes shtoni kripë, piper për shije dhe e fikni zjarrin.
  • Shërbejeni të ngrohtë dhe ju bëftë mirë!

Lini një koment