Sugjerojmë:

Supë pule me misra të ëmbël

Supë pule me misra të ëmbël

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Ingredientët

  • 1 gjoks pule të madh
  • 150 gram misra të ëmbël (të gatshëm)
  • 1 qepë
  • 3 thelpi hudhra
  • 1 lugë kafe xhinxher pluhur
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 3 lugë gjelle sheqer
  • 1 lugë gjelle salcë soje
  • 2 lugë gjelle uthull
  • 3 qepë jeshile
  • 2 lugë gjelle miell misri
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me vaj ulliri skuqni qepën e grirë imët.

2

Shtoni hudhrat, xhinxherin, gjoksin e pulës dhe 4 gota ujë. E lini të ziejë për 30 minuta.

3

Pasi të ketë zierë mirë e nxirrni dhe e lini mënjanë mishin e pulës.

4

Ndërkohë tek tenxherja që është ende në zjarr shtoni misrat e ëmbël. E rregulloni supën me kripë,piper, salcën soje, sheqer, uthullën.

5

Shtoni qepën e njomë grirë imët.

6

Ndërkohë në një enë të vogël me ujë të ngrohtë, tresni miellin e misrit dhe shtojani supës që është ende në zjarr.

7

E lini supën edhe 10 minuta të tjera në zjarr. Nga fundi i shtoni mishin e gjoksit të pulës të copëtuar. Ju bëftë mirë!

Lini një koment