Sugjerojmë:

Supë pule me bajame, supa më e mirë që keni provuar deri më sot!

Supë pule me bajame

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 350 gr mish pule
  • 300 ml qumësht
  • 1 litër lëng pule
  • 100 gr bajame
  • 2 të verdha veze
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 1/2 limon
  • Kripë dhe piper i zi
  • Majdanoz i grirë imët

Udhëzimet

1

Prisni pulën në copa të vogla dhe i skuqni për disa minuta me vaj ulliri dhe gjalpë. Shtoni 1 litër ujë dhe më pas i lini të ziejnë.

2

Pasi mishi të ketë zierë kulloni lëngun.

3

Merrni një tenxhere tjetër dhe skuqni gjalpin me miellin. Shtoni qumështin e vakët dhe lëngun e pulës duke e trazuar vazhdimisht. Shtoni kripë, piper të zi, bajamet e thërrmuara. Presim akoma derisa lëngu të trashet disi.

4

Ndërkohë në një tas të vogël rrihni të verdhat e vezëve, lëngun e limonit dhe merrni nga supa dy lugë gjelle. Trazojeni mirë dhe shtojani supës në tenxhere.

5

E lini edhe për 5 minuta në zjarr dhe në fund i shtoni majdanozin, bajamet e grira imët dhe gjalpin e skuqur mirë. Supa është gati!

Lini një koment