Sugjerojmë:

Supë pule kremoze me lëng lime

Supë pule kremoze me lëng lime

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 35 minuta

Temperaturat janë ulur prandaj një supë i duhet kaq shumë organizmit tonë këto muaj. Hidhini një sy sugjerimit të radhës....

Ingredientët

  • 1.5 litër lëng perimesh ose pule
  • 2-3 gjoks pule
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 qepë të kuqe
  • 3 thelpi hudhër
  • 3 karota të qëruara dhe të prera në shirita të hollë
  • 3 degë selino
  • Lëngu i një lime
  • 2 lugë gjelle salcë domateje ose 1 domate të prerë në copa të vogla
  • 1 filxhan qumësht
  • Kripë, piper të zi për shije
  • Për në sipërfaqe: 1 tufë majdanoz të freskët
  • 1 avokado të prerë në feta të holla
  • Disa feta lime

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me vaj ulliri skuqni qepën, hudhrën, selinonë për 5 minuta.

2

Shtoni më pas domatet, lëngun e limes, gjoksin e pulës dhe lëngun e pulës. I lini të ziejnë mirë për 20 minuta. I vendosni kapakun tenxheres.

3

Fikeni zjarrin, nxirrni gjoksin e pulës nga tenxherja dhe me anë të një thike e prisni në copa më të vogla në tavolinën e punës.

4

Shtoni qumështin tek supa dhe sipër i kaloni një blender dore për ta bërë kremoze.

5

Në fund i shtoni mishin e pulës. Ndizeni përsëri zjarrin, e përzieni mirë supën dhe e lini edhe për disa minuta të ziejë.

6

Nga fundi i shtoni kripë e piper.

7

Shërbejeni supën e ngrohtë duke i vendosur sipër pak majdanoz, feta lime dhe disa feta avokado. Ju bëftë mirë!

Lini një koment