Sugjerojmë:

Supë peshku me karrota, selino dhe patate

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 25 min

Ingredientët

  • Lëng peshku 1.5 litra
  • Patate 2-3 kokrra
  • Karrota 3-4 copë
  • Mashurka 8-10 copë
  • Selino
  • Vaj 3-4 lugë gjelle
  • Domate 2 kokrra
  • Kripë
  • Piper
  • Majdanoz
  • Dafinë

Udhëzimet

1

Patatet, karrotat, mashurkat dhe selinoja, pastrohen e priten në copa kubike.

2

Në tenxhere me vaj kavardiset qepa e grirë hollë, pastaj shtohen karota, selino, mashurka, pak miell dhe pasi kavardisen shtohen domate të freskëta të cilave u është pastruar lëkura.

3

Lëngu i peshkut i përgatitur më parë dhe i kulluar, i hidhet përzierjes dhe lihet të marrë valë, shtohen patatet dhe lihen të ziejnë rreth 10-15 minuta, derisa të jenë gati.

4

Gjatë zierjes hidhet një fletë dafine.

5

Supa rregullohet me kripë, piper e majdanoz.

6

Gjatë vendosjes në pjatë hidhen copa tul peshku të zier.

Lini një koment