Sugjerojmë:

Supë me thjerrëza dhe perime

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 40 min

Ingredientët

  • 400 gr thjerrëza të ziera
  • 150 gr karrota
  • 300 gr patate
  • Një lugë qepë e grirë
  • 1 domate
  • 1 spec i kuq
  • 1 lugë vaj
  • Piper

Udhëzimet

1

Në një tenxhere skuqni qepën.

2

Hidhni domaten, karrotat, specin dhe patatet të prera në kubikë dhe lërini në zjarr për rreth 25 minuta.

3

Shtoni më pas thjerrëzat dhe piperin dhe lërini për rreth 10 ose 15 minuta të tjera.

4

Nëse deshironi shoqërojini edhe me një antipastë me perime të stinës.

Lini një koment