1.Zieni spinaqin për 2 minuta, shpëlajeni, shtrydheni dhe grijeni hollë. 2.Në tenxheren ku keni shtuar lëngun e mishit shtoni edhe orizin. Lëreni të ziejnë përreth 15 minuta. 3.Gjatë kësaj kohe në një tigan shkrini gjalpin dhe kaurdisni qepën të grirë hollë deri sa ajo të zbutet dhe të jetë bërë transparente. Shtoni shumë pak ujë në të dhe vazhdoni ta trazoni deri sa uji të avullohet dhe qepa të jetë zbutur plotësisht. 4.Shtoni spinaqin dhe e përzieni për 1 minutë. Pasi të kenë kaluar 12 minuta nga zierja e orizit, shtoni spinaqin të kaurdisur me qepën. 5.Rrihni vezën me parmixhanon e grirë dhe i përzieni bashkë. Fikni zjarrin dhe e shtoni masën tek supa. 6.Rregulloni shijen me kripë dhe piper sipas dëshirës. Shërbejeni supën të ngrohtë!
Në disa fshatra të vegjël arbëreshë në Sila të Kalabrisë, ka një recetë që prej gjashtë shekujsh nuk është shkruar kurrë në italisht. Nuk ka as libra gatimi, as video në internet. Ka vetëm fjalë të pëshpëritura në arbërisht,...
Shumë prej nesh e kemi provuar atë momentin e këndshëm në fund të një vakti në një restorant kinez, kur na shërbehet një biskotë krokante që fsheh brenda një copëz letre me një “parashikim”, mesazh apo disa numra me...
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
Lini një koment