Sugjerojmë:

Supë me peshk koc

Supë me peshk koc

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 35 minuta

Peshku koc është fantastik për një supë, pasi ka shumë tul dhe na jep në fund një shije që mbahet mend gjatë!

Ingredientët

  • 2 patate
  • 2 karota
  • 1 domate
  • 1 kungulleshkë
  • 1 qepë
  • 2 thelpi hudhër
  • 1 peshk koc
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 limon
  • Vaj ulliri
  • kripë

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me 1 litër ujë dhe pak kripë, zieni peshkun koc.

2

Në përfundim e lini mënjanë për t’u ftohur dhe më pas i merrni komplet tulin.

3

Në një tenxhere me vaj ulliri skuqni qepën e grirë imët dhe hudhrat e grimcuara.

4

Shtoni me rradhë perimet e prera në kubik të vegjël.

5

I përzieni mirë dhe pas 3 minutash shtoni lëngun në të cilin zietë peshkun.

6

I lini perimet të zbuten për gati 25 minuta.

7

E fikni zjarrin dhe e bëni supën kremoze me blender.

8

Ndizeni sërish zjarrin dhe tani i shtoni tulin e peshkut koc.

9

Pas 5 minutash e fikni zjarrin dhe i shtoni në përfundim supës, lëngun e limonit dhe majdanozin e copëtuar.

10

Shërbejeni të ngrohtë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment