Sugjerojmë:

Supë me perime dhe tartuf

Supë me perime dhe tartuf

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Kaq praktike kjo supë dhe kaq e shijshme, sa s'jua merr mendja!

Ingredientët

  • 4 patate të vogla
  • 2 karota
  • 1 qepë me madhësi mesatare
  • 2 lugë çaji tartuf
  • 4 gota ujë
  • 1 lugë gjelle (plot) gjalpë
  • 1 filxhan çaj fidhe (roshnica me vezë, specifike për supë)
  • Pak kripë

Udhëzimet

1

Lani mirë perimet, i qeroni dhe i ndani në kubik të mëdhenj.

2

Në një tenxhere me pak vaj skuqni qepën e grirë imët.

3

Tani shtoni perimet, i përzieni mirë, i shtoni ujin dhe i lini të ziejnë derisa të zbuten.

4

Fikeni zjarrin, i kaloni sipër blenderin e dorës derisa supa të bëhet krem (por jo plotësisht).

5

E vendosni përsëri supën në zjarr, shtoni fidhet, i jepni edhe një valë. Shtoni edhe tartufin.

6

Shtoni gjalpin, pak kripë dhe në fund e shërbeni të ngrohtë në pjatë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment