Sugjerojmë:

Supë me misër të ëmbël, patate dhe karkaleca

Supë me misër të ëmbël, patate dhe karkaleca

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Ingredientët

  • 150 gram misër
  • 200 gram karkaleca të qëruar
  • 1 lugë çaji trumzë e freskët
  • 2 patate
  • 1 lugë gjelle gjalpë pa kripë
  • pak kripë dhe piper

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me pak gjalpë do të skuqni karkalecat.

2

Shtoni kripë dhe piper. Shtoni më pas 2 gota ujë dhe patatet e grira imët. I lini të ziejnë së bashku për 15 minuta.

3

I shtoni ujë herë pas herë nëse lëngu trashet. Shtoni përsëri pak kripë dhe piper. Nga fundi i shtoni misrat dhe pas 5 minutash fikni zjarrin.

4

Kur ta servirni i shtoni sipër pak trumzë të freskët. Supa është gati. Ju bëftë mirë!

Lini një koment