Sugjerojmë:

Supë me kocka viçi, makarona dhe perime

Ingredientët

  • Kocka viçi me pak mish 500-600 gr
  • 1,5-2 l ujë
  • 3-4 domate të ëmbla të grira në rende
  • 1 qepë të vogël
  • 1 gjysmë preshi
  • 1-2 karrota
  • Rrënjë selinoje
  • 2-3 kokrra piperi
  • Kripë
  • Majdanoz
  • Makarona

Udhëzimet

1

Në një tenxhere vini ujin, kockat, të gjitha zarzavatet e lartpërmendura të pastruara e prera në copa të mëdha dhe kripën e kokrrat e piperit, i vini të ziejnë në zjarr jo shumë të fortë rreth 1 orë e gjysmë deri 2 orë.

2

Pastaj kullojeni lëngun në një sitë.

3

Tek lëngu i kulluar mund të vini edhe ca karrota të reja dhe zieni prapë.

4

Pasi lëngu merr valë hidhni një dorë makarona.

5

Lërini të ziejnë rreth 7-8.

6

Hiqini nga zjarri dhe servirini në çast të ngrohta me majdanoz të grirë lart.

7

Mund të vini edhe zarzavate të tjera nëse doni pasi e keni kulluar lëngun: p.sh bizele, barbunja të prera në copa të vogla, kungulleshka, brokoli, lulelakër etj.

Lini një koment