Sugjerojmë:

Supë me hithra dhe hudhra, super shije dhe vlera ushqyese

Ingredientët

  • Një qepë e prerë hollë
  • 2 thelpinj hudhre të shtypur
  • 1 patate mesatare
  • 1 karrotë mesatare
  • 3 filxhanë çaji lëng perimesh
  • 3 filxhanë çaji plot me hithra
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Vendosni tenxheren në zjarr dhe hidhni në të lëngun e perimeve, qepën, hudhrën, copat e patateve dhe karrotave.

2

Kur të marrë lëngu valë, uleni temperaturën dhe lëreni të ziejë për pesë minuta.

3

Më pas shtoni hithrat dhe prisni sërish pesë minuta të tjera deri sa patatet të jenë zbutur dhe hithrat të jenë tretur.

4

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni të ftohet pak.

5

Më pas të gjithë përbërësit e supës përziejini në një mikser deri sa të përfitoni një masë homogjene dhe kremoze të cilën duhet ta hidhni sërish në tenxheren fillestare.

6

Ngroheni pak dhe hidhni kripë dhe piper.

7

Për ta servirur, hidhni pak vaj ulliri në sipërfaqe dhe arra të pjekura.

Lini një koment