Sugjerojmë:

Supë me bizele dhe nenexhik

Ingredientët

  • 1 qepë e njomë
  • 1 patate e mesme
  • 1 karafil hudhër
  • 850 ml lëng perimesh ose lëng pule
  • 900 gr bizele
  • 4 lugë çaji menexhik të freskët
  • 1 masë sheqer
  • 1 lugë çaji limon të freskët
  • 150 ml dhallë ose krem

Udhëzimet

1

Vendosni qepën në një tigan të madh me patate, hudhër dh lëng pule.

2

Vërini të zihen deri sa patatja të zbutet.

3

Shtoni më tej bizelet dhe lërini të zihen deri sa të zbuten pak.

4

Përzjeni menexhikun dhe limonin dhe hidhini në një blender.

5

Pastaj përzijini me dhallë dhe kripë e piper sipas dëshirës.

6

Kjo supë mund të sherbehet edhe e ftohtë edhe e ngrohtë.

7

Për ta shërbyer supën të ftohtë mjafton ta lini të ftohet.

8

Për ta shërbyer të nxehtë, kthejeni supën në tiganin e pastruar dhe vlojeni sërish.

Lini një koment