Sugjerojmë:

Supë kremoze me selino. E mirë për kockat, sytë dhe sistemin nervor!

Supë kremoze me selino

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Një mënyrë e mençur për të konsumuar selinonë është përmes supës. Nëse ju pëlqen kremoze, receta më poshtë do ju tregojë si ta realizoni atë.

Ingredientët

  • 400 gr selino
  • ½ qepë
  • 100 gram parmixhano
  • pak vaj ulliri
  • Kripë dhe piper i zi
  • 250 gr patate
  • 700 ml lëng perimesh
  • 1 gotë qumësht

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me pak vaj, skuqni qepën e grirë imët. Shtojmë më pas patatet në kubikë të vegjël dhe selinonë e pastruar.

2

I trazojmë perimet për 2-3 minuta në tenxhere dhe më pas shtojmë lëngun e perimeve, ose të pulës nëse dëshironi. I lëmë perimet të ziejnë për 15-20 minuta.

3

Më pas e kalojmë supën në blender dore dhe e kthejmë atë në krem.

4

Shtojmë në supë dhe 1 gotë qumësht, djathin parmixhano dhe e vendosim tenxheren në zjarr për shumë pak sekonda.

5

Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe është gati për t'u servirur!

Lini një koment