Sugjerojmë:

Supë kremoze me patate të ëmbla

Supë kremoze me patate të ëmbla

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 1 patate e ëmbël e mesme
  • 250 ml lëng perimesh perimesh
  • 120 ml qumësht
  • 1 thelpi hudhër
  • 30 ml lëng lime
  • vaj ulliri ekstra i virgjër
  • Për servirjen: 1 avokado, e prerë në copa, lëkura e një lime e grimcuar, kripë, piper

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me ujë zieni pataten për 10 minuta. Pas kësaj i hiqni lëkurën.

2

Në një blender kombinoni pataten, lëngun e perimeve, qumështin, hudhrën, vajin e ullirit dhe lëngun e limes. I trazoni derisa të krijohet një mase homogjene.

3

Shërbejeni supën në pjatë dhe i shtoni sipër avokadon e prere në feta-feta dhe lëkurën e limes.

4

Nëse doni mund t'i shtoni edhe pak spec të kuq pluhur. Ju bëftë mirë!

Lini një koment