Sugjerojmë:

Supë krem me pulë dhe hudhra

Supë krem me pulë dhe hudhra

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 400 gr mish pule
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 5 thelpinj hudhër
  • 2 e 1/2 lugë gjelle miell
  • 2 gota qumësht
  • 3 gota lëng pule
  • Kripë dhe piper i zi
  • 1 fetë bukë e thekur

Udhëzimet

1

Zieni mishin e pulës në ujë me kripë për 30 minuta. Pas kësaj kulloni lëngun ndërsa mishin e prisni në copa të vogla.

2

Në një tenxhere skuqni hudhrat e grira imët me vaj e gjalpë. Shtoni miellin dhe e trazoni vazhdimisht. Shtoni qumështin dhe e trazoni sa të marrë gati formën e beshamelit.

3

Tani shtoni mishin dhe lëngun e pulës. E zieni edhe për disa minuta.

4

Në fund shërbejeni me disa kubikë të thekur dhe pak gjalpë të skuqur.

Lini një koment