Sugjerojmë:

Supë krem me patate dhe hudhra

Supë krem me patate dhe hudhra

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 35 minuta

Pak para për një recetë të thjeshtë supe, ama shumë të shijshme!

Ingredientët

  • 1 qepë mesatare
  • 1 presh
  • 3 thelpi hudhër hudhër
  • 1 lugë gjelle trumzë e thatë
  • 2 patate
  • 1/2 litër lëng pule
  • 1 tufë majdanoz
  • 2 feta bukë ndarë në kubik të vegjël
  • Kripë dhe piper i zi
  • Vaj ulliri

Udhëzimet

1

Në një tenxhere të thellë ngrohim vajin e ullirit, qepën e grirë hollë, e kaurdisim atë sa të fillojë të marrë ngjyrë.

2

Shtojmë preshin e grirë në unaza të holla dhe vazhdojmë t;i përziejmë së bashku. Shtojmë hudhrat e prera trashë.

3

Teksa i përzieni shtoni trumzën, patatet, lëngun e pulës, pak kripëe piper.

4

Mbulojeni supën dhe e lini në zjarr për 25-30 minuta.

5

Largojmë tenxheren nga zjarri, shtojmë kremin e panës dhe e përziejmë mirë. E kalojmë supën në blender dhe e kthejmë në krem.

6

Në një tigan hedhim pak vaj dhe kalojmë kubikët e bukës derisa të zverdhen pak e të bëhen krokante.

7

Presim majdanozin hollë.

8

Shtojmë majdanozin në supë dhe e servirim atë në tas, duke vendosur disa kubikë buke krokante dhe pak majdanoz të freskët. Shijojeni supën!

Lini një koment