Sugjerojmë:

Supë krem me kungull dhe qepë

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 40 min

Ingredientët

  • 1 lugë çaji vaj ulliri
  • 1 qepë
  • 4 thelpinj hudhre
  • Kungull i verdhë
  • 4 filxhanë supë pule
  • Kripë
  • Piper i zi
  • 1/2 filxhan krem

Udhëzimet

1

Në një tenxhere ngrohni vajin e ullirit në nxehtësi mesatare.

2

Shtoni qepën dhe hudhrën dhe gatuajini deri sa të marrë ngjyrë kafe të artë.

3

Ndërkohë merrni kungullin dhe pastrojeni nga farat.

4

Hiqini lëkurën dhe pastaj priteni në copa.

5

Shtoni copat e kungullit dhe në tenxhere bashkë me kripë dhe piper.

6

Lereni të zihet deri sa kungulli të zbutet, rreth 30 minuta.

7

Hiqeni enën nga nxehtësia dhe supën hidheni në një blendër.

8

Grijeni mirë deri sa të bëhet një masë kremoze.

9

Shtoni krem për shije.

10

Hidheni supën në pjata për servirje dhe dekorojeni me piper dhe krem.

Lini një koment