Sugjerojmë:

Supë krem me bizele dhe xhinxher

Supë krem me bizele dhe xhinxher

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Ingredientët

  • 2 gota bizele
  • 1 ½ lugë xhenxhefil të grirë imët
  • ½ filxhan me oriz kaf
  • pak kripë dhe piper
  • pak borzilok
  • 1 qepë të njomë të grirë imët
  • 4 filxhanë me lëng perimesh

Udhëzimet

1

Si fillim zieni bizelet në një tenxhere me ujë.

2

Në një tenxhere tjetër skuqni qepën e njomë dhe shtoni bizelet, orizin, xhenxhefilin. Trazojini mirë dhe i lini për rreth 5 minuta.

3

Më pas shtoni lëngun e perimeve. Nga fundi i shtoni kripën, piperin dhe borzilokun.

4

Për ta bërë kremozë kalojeni supën në një blender.

5

Shërbejeni të ngrohtë dhe shijojeni!

Lini një koment