Sugjerojmë:

Supë krem me avokado dhe karkaleca

Koha e përgatitjes: 15 min Koha e gatimit: 5 min

Ingredientët

  • 1 mollë jeshile
  • 2 avokado të pjekura (është e rëndësishme, pasi të papjekura nuk kanë shije)
  • 250 gr kos i bardhë i trashë
  • 500 ml lëng i valuar perimesh të freskëta ose mund të përdorni koncentrat supe
  • Lëngu i 1/2 limoni
  • 200 gr karkaleca të pastruar
  • Vaj ulliri
  • Piper
  • Kripë
  • 1/2 thelpi hudhër

Udhëzimet

1

Në një tigan me pak vaj ulliri, skuqim hudhrën, shtojmë karkalecat për 2-3 minuta, i spërkasim me kripë e piper dhe i lëmë mënjanë që të rrinë të ngrohtë.

2

Në blender ose në mikser hedhim avokadot e qëruara dhe të prera në copa të vogla, mollën e qëruar e të prerë ne kubikë, kosin, lëngun e limonit dhe pak lëng të valuar perimesh.

3

I grijmë derisa të përftojmë një krem homogjen duke e shtuar lëngun pjesë-pjesë.

4

E shpërndajmë nëpër tasa të vegjël ose në gota qelqi dhe I zbukurojmë me karkalecat e skuqur dhe majdanoz.

Lini një koment