Sugjerojmë:

Supë krem karotash me arra

Supë krem karotash me arra

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 35 minuta

Ingredientët

  • 500 gram karota
  • 400 gram patate e ëmbël
  • 1 mollë jeshile
  • 1 qepë
  • 2 thelpinj hudhra
  • 30 gram xhinxher
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 400 ml qumësht kokosi
  • 1 lugë kafe kanellë
  • Kripë dhe piper i zi
  • 2 feta bukë në kubikë
  • 4 lugë gjelle arra
  • 2 lugë gjelle lëng limoni

Udhëzimet

1

Lajmë, pastrojmë karotat dhe i presim ato në copa të vogla. Po ashtu qërojmë patatet dhe i presim ato në kubikë të vegjël.

2

Të njëjtën gjë bëjmë edhe me mollën, e qërojmë, e presim në kubikë të vegjël. Në të njëjtën mënyrë veprojmë edhe me qepën.

3

Ngrohim një lugë gjelle vaj ulliri dhe kaurdisim qepën derisa të bëhet transparente. Shtojmë në të hudhrën të grirë imët, po ashtu dhe xhinxherin të grirë imët.

4

I kaurdisim për 2-3 minuta së bashku. Shtojmë karotat, patatet, mollët, në kubikë dhe i përziejmë për 2 minuta.

5

Shtojmë qumështin e kokosit, 500 ml ujë, kanellën, kripën dhe piperin e zi, e mbulojmë dhe e lëmë të ziejë në temperaturë të ulët për 15 minuta.

6

Ndërkohë në një tigan ngrohim 2 lugë gjelle vaj dhe skuqim bukën në kubikë dhe arrat e copëtuara për 3-4 minuta.

7

Pasi të kalojnë 15 minuta, kalojmë supën në blender dore dhe e kthejmë atë në krem.

8

Rregullojmë shijen me kripë dhe piper, lëng limoni. E servirim duke shtuar në fund kubikë buke dhe arrat e pjekura. Ju bëftë mirë!

Shënime

Receta marrë nga shqiptarja.com

Lini një koment