Sugjerojmë:

Supë krem domatesh me borzilok

Supë krem domatesh me borzilok

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 1 ore e 10 minuta

Përgatitja e kësaj supe ka një teknikë shumë të veçantë. Nëse je kurioz zbuloje brenda recetës....

Ingredientët

  • 1 kg domate
  • 4 thelpi hudhra
  • 1 qepë të kuqe
  • 1 lugë çaji rigon
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 tufë borzilok i freskët
  • 600 ml lëng perimesh
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Ngohni furrën në 160 gradë celsius.

2

Merrni një tavë dhe vendosni në të domatet e ndara përgjysmë, qepën e prerë në rrathë, hudhrat e grimcuara, rigonin sipër, pak kripë dhe piper.

3

I lini për 1 orë.

4

Pas 1 ore, vendosni tenxheren në zjarr me lëngun e perimeve.

5

Sapo të ketë marrë valë shtoni përbërësit në tavë dhe i lini të ziejnë për 10 minuta.

6

Në fund i hiqni nga zjarri dhe i kaloni sipër një blender dore për ta bërë supën kremoze. Ju bëftë mirë!

Lini një koment