Sugjerojmë:

Supë franceze me qepë, bukë dhe djathë

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 35 min

Ingredientët

  • 500 gr qepë të vogla
  • 1 litër lëng zarzavatesh
  • 100 gr bukë
  • 100 gr djathë
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Qërojmë, lajmë dhe ndajmë qepët në feta të holla.

2

I vendosim në një tenxhere të madhe me gjalpin dhe i skuqim me flakë të ulët për disa minuta, deri sa të jenë zverdhur.

3

Shtojmë miellin, i skuqim për pak minuta, i përziejmë mirë dhe shtojmë lëngun e zarzavateve.

4

I lëmë të ziejnë për 30 minuta në flakë të ngadaltë.

5

U hedhim kripë dhe piper.

6

Ndërkohë ndezim furrën në 200 gradë.

7

Hedhim supën nëpër tasa që durojnë nxehtësinë e furrës, vëmë në çdo tas copat e bukës (sipër supës), hedhim djathin e grirë sipër dhe I kalojmë në grilë për disa minuta në furrën me 200 gradë.

8

Në mungesë të këtyre tasave, mund të hedhim një pjesë të djathit të grirë te supa akoma e nxehtë; pjesën tjetër të djathit e hedhim mbi fetat e bukës dhe, së bashku me djathin, kalohen në furrë për disa minuta derisa buka të jetë thekur.

Lini një koment